Havolli: Hoti me përkrahje të plotë ndaj kërkesave të Sindikatës së Infermiereve

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së ka thënë se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti i ka ofruar mbështetje të plotë, Sindikatës së Infermierëve për kërkesat e tyre.

“Shumë shpejtë do ta finalizojmë me Kryeministrin Hoti,MF, kërkesën legjitime të Sindikatës së Infermierëve për ngritjen e ndrrimeve të natës.E Falenderojm Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Avdullah Hoti për përkrahjen e plotë dhënë komunitetit tonë’ ka shkruar ai mes tjerash në facebook.

Postimi i plotë:

Shumë shpejtë do ta finalizojmë me Kryeministrin Hoti,MF, kërkesën legjitime të Sindikatës së Infermierëve për ngritjen e ndrrimeve të natës.E Falenderojm Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Avdullah Hoti për përkrahjen e plotë dhënë komunitetit tonë.

Duke përcjelljë punën dhe angazhimet e sindikatës ku njëkohësisht i falenderojë gjithë komunitetin për punën, angazhimin, vullnetin dhe sakrificën e komunitetit infermier, mami dhe profesionist të tjerë shëndetësor që po e bëjnë maksimumin gjatë gjithë kohës me pandemi me të cilën po përballet vendi ynë.

Ashtu siç premtuam që infermieri do të jetë në çdo kohë afër qytetarëve pavarsisht sfidave, ne i besuam dialogut social ndërsa presim realizimin e kërkesave legjitime.