KQZ-ja aprovon formularët, nuk përfshihen kandidatët e pacertifikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aprovuar formularët e rezultateve.

Në këta formularë nuk do të figurojnë kandidatët e pacertifikuar.

Ky vendim i KQZ-së vjen edhe pas sqarimeve të dhëna një ditë më parë se në këta formularë do të barten vetëm votat për kandidatët që janë të certifikuar nga KQZ-ja, por jo edhe në rastet kur shënohet ndonjë numër i ndonjë kandidati të pacertifikuar.