Gjobitet me 2 mijë euro LDK-ja për tubimin në Prizren

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren është gjobitur me 2 mijë euro për mos respektimi të masave anti-COVID në tubimin që kishte në këtë komunë.

Për këtë ka njoftuar drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Edon Muçaj përmes një postimi në "Faebook".

“Në bazë të Ligjit 07/L-006 dhe Vendimeve të Qeverisë jemi të obliguar të veprojmë për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës! 2,000 euro gjobë për subjektin politik LDK”, ka shkruar ai.

Ditëve të fundit partive të ndryshme politike u janë shqiptuar gjoba për shkak të mosrespektimit të masave të pandemisë./Zëri