Hoxhaj bisedë telefonike me çiftin Blair dhe Clinton, falenderon për mbështetjen që i dhënë Kosovës
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me çiftin Blair dhe atë Clinton.
Përmes një postimi në “Facebook”, Hoxhaj ka thënë se në bisedën që kishte me Cherie Blair e ka falënderuar për mbështetjen që Tony Blair i ka thënë Kosovës në tri dekadat e fundit.
“Tony & Cherie Blair në Angli dhe Bill & Hillary Clinton në Amerikë ishin përcaktues për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Në bisedën që kisha me Cherie Blair, e falënderova për mbështetjen që ajo dhe Tony Blair i kanë dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit”, ka shkruar ai.
Ai tha se “Trashëgimia e tyre politike do të jetë orientim strategjik i yni për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe në Kombet e Bashkuara”./Zëri