Limaj nga Lipjani: Mos të votohen njerëz që e vendosin historinë e Kosovës në pikëpyetje

Kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka vizituar qytetin e Lipjanit në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Limaj ka deklaruar se në Qeveri duhet të jenë njerëz që e qojnë vendin në një shkallë tjetër, duke thënë se me problemet të cilat ballafaqohet Kosova duhet t’i zgjidhë dikush me urtësi e pjekuri.

“Në Qeveri duhet të jenë ata që e qojnë vendin në një shkallë tjetër duke mos e larguar këmbën nga tradita dhe themeli i vendit. Problemet të cilat ballafaqohet Kosova duhet t’i zgjidh dikush me urtësi, pjekuri dhe energji të reja që janë të ngërthyera për realizim të projekteve”, tha ai.

Po ashtu, Limaj para qytetarëve të Lipjanit ka thënë se ata duhet ta mbështesin dikë që nuk e vë në pikëpyetje historinë e Kosovës.

“Unë kërkojë të mos votohen njerëzit që e vendosin historinë tragjike dhe krenare të vendit tonë në pikëpyetje”, ka thënë Limaj./Zëri