Daka: Nuk kemi autorizuar askënd të bëjë sondazhe në emër të KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas publikimit të disa sondazheve, të cilat po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale e për të cilat po thuhen se po organizohen nga KQZ-ja.

Në mbledhjen e KQZ-së këtë çështje e ka ngritur anëtari i PDK-së, Arianit Elshani, i cili ka kërkuar që këto sondazhe të demantohen.

Kurse kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, theksoi se ata nuk e kanë autorizuar askënd për të bërë sondazhe.

Daka po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të mos u besojnë këtyre sondazheve.

“Ne s’i kemi dhënë askujt të drejtë të bëjë sondazhe në emër të KQZ-së dhe do t’i ftojmë qytetarët që të mos u besojnë”, tha Daka. /Zëri