Xhavit Haliti, i vetmi kandidat për deputet nga ish-anëtarët e SHP-së të UÇK-së
Xhavit Haliti është kandidati i vetëm nga ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që garon për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Shkuarja e Thaçit, Veselit, Krasniqit, Selimit në Hagë, ka bërë që lista e themeluesve të UÇK-së të jetë kaq e ngusht në këto zgjedhje.
Madje, Xhavit Haliti është ai që kishte propozuar emërtimin UÇK-Ushtria Çlirimtare e Kosovës, propozim që ishte miratuar.
Haliti konsiderohet edhe si një nga figurat më kredibile të PDK-së.
Xhavit Haliti në të gjitha qytetet e Kosovës po gëzon përkrahje të madhe në garën për deputet.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Haliti mbanë numrin 7. /gazetablic