Vjosa përmbahet nga pica, Kurti e shijon
Lideri i LVV-së Albin Kurti dhe u.d. e presidentes Vjosa Osmani po vizitojnë sot Obiliqin, në kuadër të fillimit të fushatës zgjedhore.
Kurti e Osmani u pritën mjaft mirë nga qytetarët e kësaj komune, raporton “Zeri.info”.
Një qytetar madje ofroi edhe picë për ta, si shenjë mikpritjeje në hyrje të qytetit të Obiliqit, një lloj tradite kjo që praktikohet te shqiptarët kur pret dikë, duke u bazuar në thënien praktike “bukë e kripë, e zemër”.
"Me zemër. Mirë se erdhe në Kastriot!", ishin fjalët me të cilat qytetari i ofroi picë Kurtit e Osmanit.
Kurti mori një copë nga pica, duke e shijuar atë gjatë ecjes nëpër sheshin e Obiliqit, ndonëse picën e refuzoi Osmani, një copë nga pica e mori këshilltari i saj, Faton Peci. /Zëri