Edhe Gecaj i LDK-së e krahason Kurtin me Leninin

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka vazhduar sulmet e tij verbale ndaj kreut të LVV-së Albin Kurtit, raporton “Zeri.info”.

Kësaj radhe Gecaj ka komentuar deklaratën e Kurtit, i cili ka thënë se sapo të vijë në qeveri do t’i shfuqizojë vendimet e qeverisë “Hoti”.

“Kurti: Sapo ta marrim qeverinë do t’i shfuqizojmë vendimet e Hotit”... njëjtë kishte vepruar edhe Vladimir Iliç Lenin në vitin 1917, por Rusisë komuniste iu nevojitën 74 vjet të kthehej në familjen e shteteve normale e civilizuese, edhe pse populli rus ende vuan nga pasojat e asaj periudhe ...”, ka shkruar Gecaj në “Facebook”.

Gjatë ditës së djeshme edhe zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka krahasuar Kurtin me liderin e revolucionit bolshevik, Vladimir Lenin.

Sipas Bytyçit, Kurti “po mundohet të imitojë marshin e Leninit nëpër komuna, me demek populli është mbrapa tij”. /Zëri