Haradinaj-Stublla viziton Krushën
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla vizitoi sot në Krushë Fahrije Hotin dhe ndërmarrjen bujqësore “Krusha” që kjo e fundit e udhëheq.
Ministrja shprehu vlerësimin e lartë për kurajën e Hotin që përtej tragjedisë së luftës, kurrë nuk u dorëzua.
“Historia e saj, është historia e një gruaje qëndrestare që mbi dhimbjen rindërtoi të ardhmen e saj dhe të qindra grave të tjera të këtij fshati, burrat dhe ëndrrat e të cilave u vranë mizorisht nga forcat gjenocidale të Milosheviqit. Kurajo e saj për t’ju mbijetuar plagëve të luftës është shembull i forcës së grave, e popullit të Kosovës, për të ndërtuar jetë edhe pas tragjedisë”, u shpreh ajo.
Më Haradinaj-Stublla ajo vizitoi edhe kooperativën bujqësore “Krusha” .
Ajo u ndal edhe në kauzën për drejtësi për personat e zhdukur duke u shprehur: “Kjo e vërtetë e dhimbshme, ecën përkrah dhimbjes së personave të zhdukur gjatë luftës, dy kauza të cilat ende mbeten pa drejtësi finale, por për të cilën po luftojmë çdo ditë ta vëmë në vend”.
“Historia e Fahrije Hoti është përjetësuar në filmin ‘Zgjoi’/ “Hive” i regjisores Blerta Basholli, i cili arriti suksesshëm të promovojë Kosovën në botë, duke fituar edhe tri çmime kryesore në Sundance Film Festival”, përfundoi ajo./Zëri