Krasniqi prezanton planin e Rimëkëmbjes para të rinjve
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, njëherësh kandidat për deputet, ka takuar sot qindra të rinj nga qytete të ndryshme, me të cilët ka bashkëbiseduar për planin e PDK-së për Rimëkëmbjen e rinisë.
I shoqëruar nga kandidati për deputet, Mërgim Lushtaku, Krasniqi ka thënë se të rinjtë gjithmonë janë mbështetur dhe do mbështeten nga qeverisja e PDK-së.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se para të rinjve ka shpalosur programin e PDK-së për Rimëkëmbjen e Kosovës.
“Bashkë me kolegun dhe mikun tim, Mërgim Lushtaku, sot bashkëbiseduam me të rinj nga vende të ndryshme të Kosovës, para të cilëve shpalosëm programin e PDK për Rimëkëmbje të shtetit tonë”, ka shkruar Krasniqi./Zëri
Bashkë me kolegun dhe mikun tim, Mërgim Lushtaku, sot bashkëbiseduam me të rinj nga vende të ndryshme të Kosovës, para...
Posted by Memli Krasniqi on Thursday, February 4, 2021