Kurti dhe Osmani në Ferizaj, ftojnë qytetarët për të votuar
Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin, pas tubimit me qytetarë në Kaçanik, vazhduan në Ferizaj.
Ferizajasve Kurti u ka bërë thirrje që të dalin të votojnë më 14 shkurt.
“Ju lutem të keni kujdes dhe ju ftoj që të dilni masivisht në zgjedhjet e 14 shkurtit për të votuar”, tha kandidati për kryeministër nga LVV-ja, i cili nuk është në listën zgjedhore, transmeton Zeri.info.
Ai theksoi se zgjedhjet e këtij 14 shkurti janë referendum.
“Unë ju falënderoj për mikpritjen. Kështu bashkë do të shkojmë drejtë zgjedhjeve të 14 shkurtit që nuk janë të zakonshme, pasi janë zgjedhje të referendumit. Kur shumica popullore bëhet shumicë parlamentare dhe zgjedh 61 deputetë”, thotë ai.
Ndërkaq Osmani ka falënderuar qytetarët që kanë dalë t’i presin në Ferizaj. /Zëri