“Verë në Dukagjin....”, Hoti përshëndet nga Klina me një filxhan me kafe në dorë

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ditën e dytë të fushatës e ka hapur me një fotografi nga qyteti i Klinës.

Hoti në llogarinë e tij në “Facebook” ka publikuar një fotografi, ku shihet me një filxhan kafeje në dorë.

Ai fotografisë ia ka bashkangjitur edhe një mbishkrim, duke e përshkruar motin e sotëm si verë.

“Verë në Dukagjin....”, ka shkruar ai.

Kryeministri në detyrë sot do të zhvillojë fushatën zgjedhore në këtë rajon. /Zëri