Ekspertët amerikanë dhe prokurorët kosovarë shkëmbejnë përvojat për mbrojte të votës

Me iniciativë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, përmes platformave virtuale, është realizuar punëtori dyditore me ekspertë amerikanë të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara lidhur me luftimin e krimeve zgjedhore.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë mbi tetëdhjetë e tetë prokurorë të shtetit të Kosovës, që do të jenë të angazhuar në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 për të trajtuar çfarëdo veprimi eventual që bie ndesh me ligjin penal.

Gjatë kësaj punëtorie ekspertët amerikanë dhe prokurorët e shtetit shkëmbyen përvojat e tyre lidhur me rolin e prokurorëve të shtetit për mbrojtjen e votës.

Gjithashtu, gjatë kësaj punëtorie janë diskutuar edhe parimet e përbashkëta lidhur me procesin e mbrojtjes së votës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021. /Zëri