Abrashi: Çdo vit do të kemi rritje ekonomike nga 6 për qind

Në emisionin politik “Debat”, Arban Abrashi duke folur për pagën minimale prej 300 eurosh, ka thënë se kjo me programin e LDK-së pritet të realizohet pas vitit 2023.

“Pagën minjmale e kemi fut tek pensionet, dhe skema sociale do të ketë ngritje në pagën minimale e cila do te jetë 300. Pas vitit 2023 nuk do te ketë më pak se 300 euro”, ka thënë Abrashi.

Sa i përket rrritjes ekonomike, ministri në detyrë i infrastrukturës ka thënë se kjo rritjet në vitet në vazhdim pritet të jetë 6 për qind për çdo vit.

Lidhur me ardhjen e vaksinës antiCOVID në Kosovë, Abrashi ka thënë se kjo do të ndodh në gjysmën e parë të këtij muaji.

“Shkaku i procedurave dhe kontratave vaksina do sigurohet gjatë shkurtit” ka thënë Abrashi.