Kurti si bartës i listës prezanton 110 kandidatët e Vetëvendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar sot 110 kandidatët për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurti në videon e publikuar në rrjetet sociale, ka prezentuar veten si bartës të listës së Vetëvendosjes, transmeton Zeri.info.

Ai gjithashtu ka prezentuar me detaje kandidatët për deputetë nga lëvizja e tij.

“Këshili i Përgjithshëm i LVV-së më nominoi si kandidatin për kryeministër të Republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, është nder dhe përgjegjësi ta përmbush këtë vullnet të shprehur në mënyrë demokratike. Bartës i listës jam unë.”, thotë Kurti në video-prezentimin e kandidatëve.

Kujtojmë se ditë më parë PZAP-ja nuk e ka certifikuar Kurtin, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës, si shkalla e fundit e ankesave të partive politike për këto zgjedhje, e vërtetoi se çdo kush që është i dënuar në tri vitet e fundit me një vendim gjykate të shkallës së prerë nuk do të mund të konkurojë në këto zgjedhje./Zëri