Balje tregon arsyet pse duhet votuar partinë e saj
Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (Socijaldemokratska Unija), Duda Balje, ka treguar arsyet se pse qytetarët e Kosovës duhet ta votojnë atë.
Sipas saj, qytetarët duhet ta votojnë atë sepse nuk e ka humbur asnjë rast për t’i ndihmuar ata.
Përmes një postimi në Facebook, Balje, e cila ka qenë deputete për disa mandate me radhë, ka thënë se për të është e rëndësishme të përfaqësojë njerëzit njëjtë sikur familjen, për t’i respektuar ata sikur të ishin pjesë e të njëjtës.
“E rëndësishme është të përfaqësosh njerëzit si familjen tënde, për t’i respektuar ata sikur të ishin pjesë e së njëjtës. E rëndësishme është që ju të na llogaritni si partnerë për të arritur planet dhe qëllimet tuaja. E rëndësishme është të bëjmë së bashku ndryshimet reale që kemi filluar.”
“Ne, sepse nuk humbëm asnjë rast të vetëm që t’ju ndihmojmë. Ne, sepse njeriu është më i rëndësishmi për ne, sepse ju jeni më të rëndësishëm! Sepse me ne është e mundur më mirë! Sepse, e rëndësishmja juaj, është më e rëndësishme për ne”, ka shkruar Balje në gjuhën shqipe dhe atë boshnjake.
Balje kandidon në zgjedhjet e 14 shkurtit si prijëse e listës zgjedhore të partisë së saj SDU me numër 125. /Zëri