Më shumë se 12 mijë vëzhgues kanë aplikuar për akreditim në zgjedhjet e 14 shkurtit
Më shumë se 12600 vëzhgues kanë aplikuar në KQZ për akreditim për t’i përciellur zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka bërë të ditur se nga 12697 vëzhgues që kanë aplikuar, deri tani janë akredituar 1175 të tillë, transmeton Zeri.info
Përveç organizatave dhe mediave vendore, për të ndjekur zgjedhjet e 14 shkurtit, janë akredituar edhe 35 vëzhgues nga Ambasada amerikane në Prishtinë./Zëri