Qendra e LVV-së në Gjermani me një “urdhër” për mërgimtarët

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani u ka bërë thirrje të gjithë mërgimtarëve me të drejtë vote e që kanë aplikuar për regjistrim që të votojnë përmes postës.

LVV-ja po ashtu ka bërë thirrje se nëse dikush nuk gjendet në listën e votuesve me postë por që mund të jetë në Kosovë gjatë ditës së Zgjedhjeve Parlamentare, atëherë të votojnë drejtpërsëdrejti në Kosovë duke udhëtuar atje.

"I bëjmë thirrje të gjithë mërgimtarëve me të drejtë vote që kanë aplikuar për regjistrim dhe nuk gjenden në listën e votuesve me postë që TË VOTOJNË GJITHQYSH përmes postës (nëse nuk mund të jenë me 14 shkurt në Kosovë për të votuar fizikisht). Sepse Lista e votuesve nga jashtë mund të rifreskohet gjatë ditëve në vijim.Nëse dikush nga kjo kategori mund të jetë në Kosovë gjatë ditës së Zgjedhjeve Parlamentare, atëherë i bëjmë thirrje atyre që të votojnë drejtpërsëdrejti në Kosovë duke udhëtuar atje. Sidomos për këtë kategori të votuesve janë organizuar autobusët për të udhëtuar pa pagesë, sepse ne mendojmë se demokracia nuk duhet të ketë ndonjë çmim material për qytetarin", thuhet në postimin e LVV-së-qendra në Gjermani.

Postimi i plotë:

THIRRJE PUBLIKE!

I bëjmë thirrje të gjithë mërgimtarëve me të drejtë vote që kanë aplikuar për regjistrim dhe nuk gjenden në listën e votuesve me postë që TË VOTOJNË GJITHQYSH përmes postës (nëse nuk mund të jenë me 14 shkurt në Kosovë për të votuar fizikisht). Sepse Lista e votuesve nga jashtë mund të rifreskohet gjatë ditëve në vijim.

Nëse dikush nga kjo kategori mund të jetë në Kosovë gjatë ditës së Zgjedhjeve Parlamentare, atëherë i bëjmë thirrje atyre që të votojnë drejtpërsëdrejti në Kosovë duke udhëtuar atje. Sidomos për këtë kategori të votuesve janë organizuar autobusët për të udhëtuar pa pagesë, sepse ne mendojmë se demokracia nuk duhet të ketë ndonjë çmim material për qytetarin.

Kështuqë po e shfrytëzojmë këtë rast duke publikuar edhe një herë flyerin e nisjeve të atobusëve nga Gjermani. Në këtë flyer i gjeni të gjitha informatat e nevojshme mbi vendet e nisjeve, oraret e nisjeve dhe kontaktet përgjegjës të autobusëve për të rezervuar ulëse.