“Fjala” nuk hap fushatë zgjedhore

Sot është hapur edhe zyrtarisht fushata për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt, raporton Zeri.info.

Përderisa partitë tjera kanë nisur edhe aktivitetet, partia "Fjala" ka marrë vendim që të mos hap fushatë zgjedhore.

Kjo gjë u bë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Të nderuara media, ju njoftojmë se përshkak situatës aktuale me COVID-19, Partia FJALA anulon hapjen fushatës zgjedhore që ka planifikuar për sot. Kështu që ne nuk do ta hapim fushaten zgjedhore. Ju faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin për media. /Zëri