Murtezaj për Shqipërinë e madhe: Me këtë ide do krijohej Shqipëri e vogël, kufiri do ishte tek Ura e Ibrit
Valon Murtezaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se qëndrimi në identitetin e Kosovës së 17 shkurtit si shtet i pavarur, është synim i këtij subjekti.
Sipas tij, nëse dilet nga kjo strukturë, si shtet Kosova e Shqipëria mund të përfundojnë me hartë të ”cunguar”, ndërsa i referohet deklaratave për krijimin e një Shqipërie të Madhe, njofton Klan Kosova.
”Nëse ne nuk qëndrojmë në identitetin e shtetit së Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008. Me faktin se sa shumë kohë iu kushtua një debati të tillë nuancave se a jemi ne ata që jemi, atëherë ne në fakt veç e kemi bë një trandje të asaj që e kemi arritur me shpalljen e Pavarësisë”.
”Nuk mund të them që kanë shkuar gjërat deri në atë masë, por duhet të themi që shpesh herë ajo që i atribuohet LDK-së si pikë e dobët, ajo që nuk arrinin t’i përçonin mesazhet mirë, pikërisht, një subjekt serioz që udhëhiqet nga njerëz serioz, afatgjatë, ne nuk kemi shtet për ta ndërruar çdo 10-20 vjet”.
”Nëse dikush mendon se mund të krijohet një Shqipëri e Madhe, për aq sa mund t’i kuptojë rrethanat gjeopolitike, gjeostrategjike, lëvizjet e teknologjisë, populizmin, ekstremizmin, dilemat dhe përplasjet e Unionit Europian dhe Globale, Kina, Rusia, Turqia e të tjera – Ngrohja Globale”.