Listës së LVV-së do t’i prijë Vjosa Osmani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listat zgjedhore të subjekteve politike në garën për zgjedhje të 14 shkurtit.
Listës së Lëvizjes Vetëvendosje do t’i prijë ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, e cila garon me numrin 2 në ketë listë.
Më parë listës së LVV-së i printe kreu i kësaj partie, Albin Kurti mirëpo me vendimin e Gjykatës Kushtetuese iu pamundësua atij të kandidojë për deputet.
Kjo parti u ankua në Gjykatën Supreme, por edhe ajo e mbështeti vendimin e KQZ-së për të mos lejuar kandidimin e individëve me të kaluar me vepra penale. Partia nuk pranoi t'i zëvendësonte emrat që nuk u certifikuan, duke i lënë numrat e tyre vakantë. Në mesin e tyre është edhe Albulena Haxhiu./Zëri