Haradinaj: Kosovës i duhet një president i fortë që është i gatshëm të ballafaqohet me Serbinë

Kreu i AAK-së, njëherësh kandidati për president, Ramush Haradinaj ka thënë së shumë gjëra kanë ndryshuar në 21 vitet e fundit mirëpo siç thotë ai përkushtimi i tij për vendin mbetet i njejtë.

“Shueë gjëra kanë ndryshuar në 21 vitet e fundit, por dashuria, angazhimi dhe përkushtimi im për vendin mbetet i njëjtë. E kam parë gjithmonë si detyrë, t’i seërbej Atdheut atje ku mund ta bëj më së miri. Së pari si ushtar, pastaj si Kryeministër dhe tani edhe si President”, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu, ai thotë se beteja për një të ardhme të sigurtë e cila siguron anëtarësim në NATO, BE dhe OKB, sipas tij kërkon një president të fortë që është i gatshëm të ballafaqohet me Serbinë.

“Beteja për njohjen tonë të plotë, për një të ardhme të sigurt dhe të prosperuar për Kosovën dhe brezin tonë të ri, që siguron antarësim në NATO, BE dhe OKB, kërkon një President të fortë, që punon për interesat tona shtetërore dhe është i gatshëm të ballafaqohet me Serbinë e Vuçiqit”, ka përfunduar Haradinaj./Zëri