Nisma tregon lokacionin se ku do ta nis fushatën nesër

Nesër në Kosovë do të nis fushata zgjedhore e cila do të zgjasë deri më 12 shkurt.

Partia Nisma e cila udhëhiqet nga Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit do ta bëjnë nesër në një lokal në magjistralen Prishtinë-Lipjan në orën 13:00, transmeton Zeri.info.

Ndryshe, tubimet e partive politike të para fushatës janë kritikuar për shkak se nuk kanë respektuar masat anti-COVID, ndërsa nuk dihet se të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe gjatë fushatës./Zëri