AAK-ja merr mbështetjen e rinisë së Prishtinës për zgjedhjet e 14 shkurtit

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kandidatja për deputete, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, kanë takuar mbrëmë të rijnë të Prishtinës.

Në këtë takim Haradinaj është zotuar se AAK-ja është e vendosur për Kosovën, shtet për brezin e ri dhe vend të mundësive, ndërsa zotimi tjetër i tij ishte se si president do të angazhohet për të mbështetur reformat e nevojshme dhe politikat që Kosovën e çojnë drejt NATO-së dhe BE-së.

Këto zotime të Haradinajt për rininë e Prishtinës, i ka përciellur kandidatja e AAK-së, Pranvera Ejupi-Hajzeraj përmes një shkrimi në Facebook.

“Takim miqësor me të rinjë e qytetarë në Prishtinë se bashku me Kryetarin Ramush Haradinaj!Ku ne mes tjerave u shpreh se Aleanca është e vendosur për Kosovën, shtet për brezin e ri, vend të mundësive, me sistem arsimimi e kujdes shëndetësor të nivelit evropian. Si president i ardhshëm vendit, u zotua që do të mbështes reformat e nevojshme dhe politikat që Kosovën e çojnë drejt NATO-së dhe BE-së”, ka shkruar Ejupi-Hajzeraj./Zëri

 

Takim miqësor me të rinjë e qytetarë në Prishtinë se bashku me Kryetarin Ramush Haradinaj! Ku ne mes tjerave u shpreh...

Posted by Pranvera Ejupi-Hajzeraj on Tuesday, February 2, 2021