Osmani: Me guximin dhe vullnetin e popullit, më 14 shkurt Albin Kurti do të jetë kryeministër
U.d. e presidentes Vjosa Osmani ka thënë se më 14 shkurt me guximin dhe vullnetin e popullit, kreu i LVV-së, Albin Kurti do të jetë kryeministër, raporton Zeri.info.
Sipas Osmanit, në historinë e popujve vota ka dy funksione, për të ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik.
“Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim. Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”. /Zëri