PDK-ja gjobitet sërish me 2 mijë euro për mosrespektim të masave anti-COVID
Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur për shkak se nuk ka respektuar masat anti-COVID në një tubim publik në Prishtinë.
Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.
“Askush mbi ligjin! Grumbullim i më shumë personave sesa lejohet; Maska jo; Distancë jo; Gjobë po!”, ka shkruar Tahiri në "Facebook". /Zëri
Ndërsa, një gjobë të tillë PDK-ja e kishte marrë edhe para disa ditësh.
Deri tani Komuna e Prishtinës është e vetmja që po shqipton gjoba për tubimet e partive politike në kundërshtim të masave anti-COVID. /Zëri