Limaj viziton Komogllavën, falenderon banorët për mbështetjen që po i japin Nismës

I pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar mbrëmë Komogllavën në Ferizaj, me ç'rast sot ka falenderuar banorët për mbështetjen e madhe që po i japin Nismës.

Limaj theksoi se përkrahja e madhe që po e merr Nisma në Ferizaj është dëshmi e qartë se kauza "me çlirimtarët" është e drejtë dhe jetike për të ardhmen e vendit.

"Faleminderit bashkëluftëtarëve dhe banorëve të Komogllavës në Ferizaj, për mbështetjen e madhe dhe të sinqertë që mbrëmë i dhanë Nismës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Përkrahja e madhe që po marrim në Ferizaj është dëshmi e qartë se kauza jonë “Me Çlirimtarët” është e drejt dhe jetike për të ardhmen e vendit", ka shkruar Limaj në "Facebook". /Zëri