Peci: Fushatë e egër ndaj Osmanit, po përcillet edhe me kërcënime me jetë
Faton Peci, këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se ka kohë të gjatë që fushata e egër po përcillet edhe me kërcënime me jetë ndaj Osmanit.
Peci theksoi se të gjithë ata që po tentojnë të drejtojnë shtizat nga Osmani në fakt po i kthejnë nga vetja.
Sipas tij, Osmani është politikane që ka kapërcyer stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim.
"Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar ose kërcënuar është e kotë! Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë", ka thënë ndër të tjerash Peci në "Facebook". /Zëri