Kuçi: Suhareka përkrah masivisht punën e mirë të AAK-së
Ish-ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka vizituar sot Suharekën, me ç'rast ka bërë të ditur se ky qytet e përkrah punën e mirë të AAK-së.
Kuçi theksoi se takimi i sotëm në Suharekë ishte pasqyra që tregon rezultatin e punës së Aleancës.
"Suhareka masivisht e përkrah punën e mirë të AAK-së. Takimi i sontëm ishte pasqyra që tregon rezultatin e punës sonë. Të gjithë bashkë, të rinj e të vjetër, gra e burra jemi vendosur që të vazhdojmë punën e mirë", ka shkruar ai në "Facebook". /Zëri