Lushtaku dhe Hoxhaj në Skenderaj, premtojnë rritje të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku së bashku me u.d. e kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj kanë takuar sot familjet e dëshmorëve, invalidet dhe veteranët e luftës së UÇK-së në Skenderaj.

Lushtaku theksoi se së bashku me Hoxhajn kanë premtuar përkujdesje të veçantë për kategoritë e dala nga lufta dhe gjithashtu rritje të pensioneve në këtë kategori.

"Mbështetja për PDK-në është masive nga kategoritë e dalura nga lufta. Me këtë mobilizim kaq masiv do të dalim fitues në zgjedhjet e 14 shkurtit", ka shkruar ndër të tjerash Lushtaku në "Facebook". /Zëri