Haradinaj thotë se do të krijojë 30 mijë vende pune dhe do të dyfishojë pagën mesatare

Kreu i AAK-së, njëherësh kandidati për president, Ramush Haradinaj, thotë se kjo parti ka një plan për bizneset në vend.

Ai premton që nga fondi 1 miliarderësh për ndihmë të bizneseve të krijojë 30.000 vende të reja pune dhe të rris dyfishin e pagës mesatare, transmeton Zeri.info.

“Bizneset në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit në krizën në të cilën po kalojmë. Aleanca ka një plan të qartë dhe të arritshëm: Fondin 1 miliardësh për ndihmë bizneseve dhe qytetarëve dhe planin për rritjen ekonomike. Ne do të krijojmë 30.000 vende të reja pune çdo vit nga 2022 dhe do të rrisim dyfishin e pagës mesatare nga 500 në 1000 Euro deri në vitin 2025”, deklaroi Haradinaj. /Zëri/