Haradinaj thotë se me AAK-në në qeveri do të hapen shkolla të reja profesionale

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, sot ka takuar të rinjtë nga Anamorava.

Ai thotë se me AAK-në në Qeveri do të hapen shkolla të reja profesionale.

“Forca e Kosovës janë rinia e saj, janë rinia e Gjilanit që po i bashkohen AAK-së dhe listës së saj zgjedhore! Në vazhdën e takimeve me të rinjtë nga Anamorava, takova të rinjtë AAK-së së Gjilanit. Bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, Ahmet Isufin dhe Rexhep Kadriun shpalosëm rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, rëndësinë se pse duhet votuar AAK-në, që Kosova të jetë shtet i fortë dhe që i tërë territori i saj të trajtohet me dinjitet. Me AAK-në në qeveri, do të hapen shkollat e reja profesionale, në menyrë që të kemi kuadro të reja të përgatitura për tregun e punës, e prespektivën për një të ardhme të sigurt ta gjejnë në vendin tonë”, thotë ai përmes një postimi në Facebook.

Haradinaj thekson se “Padyshim që rinia jonë e shëndoshë është e ardhmja e forca jonë, kjo forcë rritet edhe më shumë me mbështetjen e madhe që përjetova sot në Gjilan.

Rini e Gjilanit faleminderit për mikpritje!Jemi bashkë e na priftë e mbara!”. /Zëri/