Hoxhaj: Me Rimëkëmbjen shëndetësore do t’i ulim çmimet e barnave në tërë Kosovën
Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka thënë se me planin e rimëkëmbjes shëndetësore, do ta funksionalizojnë udhëzimin administrativ, i cili përcakton çmimet e barnave në Kosovë duke i bërë ato më të lira.
Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se edhe farmacistët, krahas mjekëve, janë 24 orë në shërbim tw qytetarëve gjatë kësaj pandemie.
“Ata i njoftova me planin konkret të #Rimëkëmbjes, ku parashihet edhe funksionalizimi i udhëzimit administrativ të nënshkruar nga Uran Ismaili si Ministër i Shëndetësisë, i cili përcakton çmimet e barnave dhe materialeve shpenzuese, duke i bërë ato më të lira në tërë Kosovën. “, ka shkruar Hoxhaj.
Lexoni të plotë statusin e tij:
Edhe farmacistët, krahas mjekëve, janë 24 orë në shërbim qytetarëve gjatë kësaj pandemie. Ata i njoftova me planin konkret të #Rimëkëmbjes, ku parashihet edhe funksionalizimi i udhëzimit administrativ të nënshkruar nga Uran Ismaili si Ministër i Shëndetësisë, i cili përcakton çmimet e barnave dhe materialeve shpenzuese, duke i bërë ato më të lira në tërë Kosovën.
Së bashku, me shërbime cilësore dhe kujdes të shtuar, do ta përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve!
#Shpërndajeni në shenjë respekti për farmacistët dhe në mbështetje të planit për rimëkëmbjen!