Një person në Pejë këmben në euro 5000 dollarë false

Një person në Pejë ka këmbyer në euro 5000 dollarë të cilat më vonë është zbuluar se ishin false.

Në dy raste të ndara, ankuesit kanë raportuar se një i dyshuar kishte hyrë në lokalet e tyre dhe ka këmbyer nga 2500 dollarë, të cilat më vonë ishin zbuluar se janë false.

Rasti nën hetime dhe nuk raportohet për të arrestuar./Zëri