Arbëria fiton thellë ndaj Lokomotivës së Moskës

Arbëria është duke vazhduar me përgatitje për stinorin pranveror dhe në të njëjtën kohë po zhvillon ndeshje kontrolluese, shkruan “Zeri.info”.

Së fundmi, Arbëria nga Dobraja e Madhe e Lipjanit ka njoftuar se ka fituar thellë 5:0 ndaj skuadrës ruse, Lokomotivës.

 

Po vazhdon kampi stervitor në Antalya të Truqisë. Sot klubi yn në kuader të ndeshjeve kontrolluese miqesore ka fituar...

Posted by KF Arbëria- Official on Friday, January 22, 2021

Almir Kryeziu me dy gola dhe Lika, Kreshnik Bahtiri e Qlirim Kashtanjeva me nga një gol kanë vendosur epilogun e kësaj përballje.

“Kuqezinjtë” të udhëhequr nga trajneri, Arbnor Morina po vazhdojnë të luajnë takime kontrolluese në vazhdën e përgatitjeve në Antalia të Turqisë. /Zeri.info