Veton Tusha fantastik, debuton me gol për Denizlisporin dy minuta pasi hyri në fushë kundër Galatasarayt

Ndeshja ndërmjet Galatasarayt dhe Denizlisporit është duke u zhvilluar minuta e 70-të, shkruan “Zeri.info”.

Rezultati momental është 5:1 për gjigandët e futbollit turk.

Golin e vetëm për mysafirët e ka shënuar futbollisti nga Kosova, Veton Tusha në minutën e 48-të vetëm dy minuta pasi u inkuadrua në fushë.

Kujtojmë se Tusha ka pak ditë që i është bashkuar skuadrës së Denizlisporit dhe ka shënuar qysh në takimin e tij të parë.

VIDEO

/Zeri.info