Dy të vdekur në një aksident në Ponoshec të Gjakovës

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Zëdhënësi i PK-së thekson se aksidenti me fatalitet ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga vozitësi i cili doli në shiritin e veturës që polëvizte në shiritin e tij.

“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjeter duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij”, thekson Gjurkaj.

Ai bën të ditur se në vend ngjarje kanë dal zjarrfikësat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjekësor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave.

“Pasagjeri i tretë ka pësuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarje ka dalë dhe kryeprokurori. Vazhdon shiqimi i vendit te ngjarjes”, njoftoi ai. /Zëri