Nis seanca e Kuvendit, pritet të votohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike
Nis seanca në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të votohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike.
Në këtë seancë janë të pranishëm gjithsej 93 deputetë.
Seanca ka filluar me udhëheqjen e nënkryetares së Kuvendit Arbërie Nagavci, e cila tha se seanca fillon me shqyrtimin e dytë të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike. /Zëri