Shqiptarja nga Parisi debuton me “Borëbardhën” në skenën muzikore
Një këngëtare e re pritet të debutojë shumë shpejtë në tregun muzikor shqiptar.
E lindur dhe rritur në Paris të Francës, Kaltrina Mehmeti pritet të sjell risi në tregun muzikor me këngën e saj debutuese “Borëbardha”, shkruan Zeri.info.
23-vjeçarja e cila është studente e juridikut në Paris dhe merret edhe me modelizëm, për këngën e parë ka bashkëpunuar me producentin “Rzon”, i cili mbanë vulën e shumë hiteve shqiptare.
Kaltrina deri tani nuk është pjesë e asnjë labeli shqiptar apo të huaj, ndërsa në një bisedë për “Zërin” ajo thotë se videoklipi i cili është xhiruar në Francë është realizuar nga një realizator i njohur i modës franceze, pasi siç thotë ajo ka dashur që përveç muzikës të shfaq edhe hobin e saj që është modelimi.
“Borëbardha” e Kaltrinës për të gjithë ata që e presin pritet të publikohet premierë të premten më 4 dhjetor nga ora 17:00./Zëri