Supremja ia refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të dënuarit për shmangie nga tatimi

Gjykata Supreme e Kosovës ka bërë të ditur se i është refuzuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë të dënuarit A.D., i dënuar për “Legalizim të përmbajtjes së rreme”, “Mashtrim” e “Shmangie nga tatimi”.

"Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër të dënuarit A.D., për shkak të veprës penale ‘Legalizim i përmbajtjes së rreme’ në vazhdimësi, veprës penale ‘Mashtrimi’ në vazhdimësi dhe veprës penale ‘Shmangie nga tatimi’, duke vendosur sipas kërkesës së përbashkët për mbrojtjen e ligjshmërisë të mbrojtësve të dënuarit, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, në seancën e kolegjit të mbajtur më datë 16 nëntor refuzoi si të pabazuar kërkesën e përbashkët për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësve të dënuarit A.D.", thuhet në njoftimin e Gjykatës. /Zëri