Burri i zhdukur nga Mitrovica shihet në Shqipëri, zbardhen detaje se çfarë ndodhi me të

59-vjeçari nga fshati Kutllovc i Mitrovicës, Faik Zeqiri, i zhdukur që nga data 1 tetor e këtij viti, së fundmi është parë në Shqipëri.

Mediat shqiptare kanë publikuar fotografitë e tij, me ç’rast një dëshmitar okular ka deklaruar se mitrovicasi dyshohet të jetë mashtruar nga një agjenci turistike.

Raportohet se ai është fotografuar në një fshat të Pogradecit, ku më pas është sugjeruar nga dëshmitari okular për të shkuar në qytetin e Përrenjasit.

Ditë më parë, Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim publik me anë të të cilit kërkohej që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij ta lajmërojë familjen apo policinë.

Lidhur me publikimin e fotografive të tij dhe raportimin se ai ndodhet në Shqipëri. /Express