Drita ia dedikon fitoren në derbi ekonomit të klubit i cili po ballafaqohet me një sëmundje të rëndë

Drita ka shënuar një fitore me përmbysje ndaj Gjilanit duke fituar me rezultat 2:3, në njërin nga derbit më emocionues të pasluftës, shkruan “Zeri.info”.

Ky takim që u zhvillua pa praninë e tifozëve i takoi javës së 15-të dhe me këtë fitore Drita vazhdon rrugën drejt mbrojtjes së titullit.

Kjo fitore ka dhënë shumë emocione, derisa skuadra gjilanase këtë fitore ia ka dedikuar ekonomit të klubit, Naser Sylejmani.

Klubi i Dritës bën me dije se Sylejmani po ballafaqohet me një sëmundje të rëndë, andaj fitorja e sotme i dedikohet atij.

Njoftimi i plotë i Dritës:

"Fitore ne sitlin e KAMPIONIT
Klubi jonë këtë fitore në DERBI ja dedikon ekonomit tonë NASER SYLEJMANI cili po ballafaqohet me një sëmundje të rëndë!
Forca NASKI, emblema e Klubit
". /Zeri.info