Lind trinjakë identikë në karantinë
Nga studime të shumta është raportuar se mundësia që një grua të lindë tri foshnje identike mund të jetë e rrallë, 1 në 200 milionë… Por kjo ndodhi për një nënë, e cila kishte lindjen e parë gjatë karantinës.
Allana Allard, 29 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Tim, 31 vjeç, ishin shumë të lumtur kur mësuan se do të bëheshin prindër.
Çifti nga New South Wales, Australi, ishte shumë i entuziazmuar me lajmin, por ajo çfarë i habiti edhe më shumë ishte vizita e parë në spital, ku në ultrazërin e parë kishte tri zemra që rrihnin.
Ata nuk kishin ndonjë histori në familjet e tyre me lindje të shumëfishta dhe ishin shumë të habitur me lajmin se familja e tyre do të rritej me tre, vetëm nga shtatzënia e parë.
Foshnjat u lindën në maj të vitit 2020 dhe ishin tre djem identikë. Ata i quajtën Jaxon, Zac dhe Zavier
Trinjakët qëndruan tri javë në spital para se të vinin në shtëpi. Djemtë u lindën në mënyrë cezariane, në javën e 33-të, me peshë 1.9 kg, 2 kg dhe 2.3 kg. /tvklan.al