Lamtumirë Gli, macja e famshme e Aja Sofisë

Macja me famë botërore, Gli, e cila ishte bërë pjesë e historisë së xhamisë ikonike ‘Shën Sofia’ në Stamboll, ka ngordhur.

“Macja e Aja Sofisë, Gli, e cila po trajtohej në një klinikë veterinare private në rrethin Levent të Stambollit që nga 24 shtatori, fatkeqësisht ngordhi për shkak të moshës së saj të vjetër”, tha Ali Yerlikaya, guvernatori i metropolit turk në Twitter. Yerlikaya shtoi: “Nuk do të të harrojmë kurrë, Gli”, duke postuar një fotografi të maces, ku tha se është “thellësisht i pikëlluar”.

Gli ka jetuar prej 16 vitesh atje, kurse në fillim të këtij viti, kur ‘Shën Sofia’ u kthye nga muze përsëri në xhami, Gli nuk u shqetësua nga zhurma. Thesari arkitektonik ishte shtëpia e saj gjithmonë, e cila u konfirmua nga zyrtarët. /Zëri