Humbje shokuese e Tottenhamit të Jose Mourinhos
Tottenhami i Jose Mourinhos ka pësuar humbje shokuese në Ligën e Evropës.
Në kuadër të fazës së grupeve, Tottenhami ka qenë sonte mysafir i Antwerpit në Belgjikë, shkruan "Zeri.info".
Ndeshja e zhvilluar sonte u mbyll me rezultat 1:0 në favor të vendasve.
Rafaelov e realizoi golin e fitores në minutën e 29-të për vendasit.
Në grupin J, Tottenhami renditet në vendin e dytë me tri pikë, kurse Antwerpi në vendin e parë me gjashtë pikë. /Zeri.info