Ligji ia mundëson Obiliqit mbi 4 milionë € shtesë, projektet po realizohen sipas planit

Ndonëse buxheti është shkurtuar për komunat në përgjithësi, Obiliqi nuk do ta ketë një problem të tillë, pasi kësaj komune për shkak të implementimit të ligjit i mundësohen edhe mbi 4 milionë euro shtesë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

“Obiliqi, fatmirësisht, e ka një ngritje të mirë sa i përket buxhetit për investime kapitale, duke iu falënderuar implementimit të ligjit për Obiliqin që e trajton në mënyrë të veçantë, në vitin e ardhshëm do t’i kemi diku rreth 4 milionë e 600 mijë euro të hyra nga tatimet, 20%, që kjo do të na ndihmojë shumë në komunën tonë”.

Gashi ka sqaruar edhe për masat e marrë në kuadër të menaxhimit të pandemisë, duke përmendur lirimin e bizneseve nga taksat komunale.

Sipas tij, Komuna nuk ka mbetur shumë mbrapa rreth zbatimit të projekteve, të cilat i kanë pasur të planifikuara. /EO