Aksident “Te qafa” në Prishtinë, vetura hyn në një lokal (pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë.

Sipas një videoje të publikuar nga faqja “Marakli t’kerreve”, shihet se aksidenti ka ndodhur te lokacioni i njohur si “Te qafa” në Prishtinë, ndërsa vetura me sa duket e ka humbur kontrollin dhe ka hyrë brenda një lokali, transmeton Zeri.info.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa ekipet e policisë dhe zjarrfikësve shihen në vendin e ngjarjes.

Për më shumë shihni videon: