“Guinness” nis prodhimin e birrave pa alkool
Çdo shishe birre “Guinness”, për 261 vjet me radhë, ka përmbajtur alkool. Por kjo do të ndryshojë.
“Guinness” lajmëroi një version me 0.0 për qind të alkoolit, e cila nëpër Britani dhe në Irlandë do të dalë në shitje nga e hëna nëpër disa shitës të caktuar, ndërsa do të shpërndahet gjithandej – edhe nëpër bare – nga pranvera e vitit të ardhshëm, raporton CNN.
Pija nuk është poli i kundër i birrës së famshme: ajo shkon përmes një procesi të ngjashëm prodhimi. Guinness 0.0 është e prodhuar duke përdorë përbërësit e njëjtë që përdoren për birrën alkoolike – ujin, barley, hops and yeast – e më pas i hiqet alkooli përmes një metode të filtrimit të ftohtë, sipas një njoftimi të lëshuar nga “Diageo”, kompania amë e “Guiness”, transmeton Zeri.info.
“E dimë se njerëzit duan të shijojnë një ‘Guinness’ kur vendosin të mos pinë alkool pa e komprometuar shijen”, tha Grainne Wafer, drejtori global i brendit “Guinness”.
Pija joalkoolike u ofron konsumatorëve një opsion me pak kalori: Guinness 0.0 vjen me 70 kalori në kanaçe standarde. Një Guinness tradicional përmban 154 kalori për kanaçe.
Siç raporton CNN, shumë amerikanë kanë nisur t’i ndryshojnë shprehitë e tyre të alkoolit. Njerëz të të gjitha moshave po pinë më pak birra, ndërsa të lindurit në të ’80-at në përgjithësi po pinë më pak.
edhe brendet tjera po e ndjekin këtë trend. “Budweiser” lansoi në korrik në birrë joalkoolike.