'Shpërthen' Zidane pas humbjes së Real Madridi: Ndeshje e keqe, mbrëmje e keqe

Real Madridi ka pësuar humbje të hidhur në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kampionëve.

Në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, në Madrid, Real Madridi është përballur sot me Shakhtar Donetskun, shkruan "Zeri.info".

Në ndeshjen që u zhvillua në "Alfredo di Stefano", kampioni i shumëfishtë evropian u mposhtë me rezultat 2:3 nga skuadra ukrainase, shkruan "Zeri.info".

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane u shpreh i zhgënjyer me rezultatin.

"Unë nuk e shoh skuadrën time ashtu siç e dua dhe kur ndodhë kjo, është gabimi im", ka thënë Zidane.

"Është një ndeshje e keqe, një mbrëmje e keqe. Unë jam trajneri dhe më takon mua ta zgjidhi problemin", tregoi ai.

"Ne i meritojmë kritikat, të gjithë ne, unë i pari. Jam përgjegjës", shtoi francezi. /Zeri.info